Tragjike: 20-vjeçarja gjendet e vetëvarur në banesë

22:44 | 21 Gusht 2022

Numri i vetëvrasjeve është rritur shumë fatkeqësisht.

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e kësaj të diele në Tiranë. Policia bën me dije se në rrugën “Panorama” në kryeqytet është gjetur e pajetë nga familjarët një 20 vjeçare.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.08.2022, në rrugën “Panorama”, në banesë është gjetur nga familjarët e pajetë, e vetëvarur, shtetasja T. V., 20 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Komento: