Tragjike: 28-vjeçari nga Malisheva vdes në një aksident në Slloveni

19:40 | 15 Janar 2026

Një 28- vjeçar nga fshati Turjakë e Malishevës ka vdekur sot në një aksidet tragjik në Slloveni.

Lajmi është bërë publik në faqen e këtij fshati në Facebook.

“Javë e kobshme për Turjakën! Brenda javës, dy vdekje të dy të rinjve. Sot, me dhembje dhe pikëllim të thellë, ju njoftojmë se pas një aksidenti të rënd trafiku në Slloveni ka ndërruar jetë mërgimtari ynë Leunit Kasum Kastrati, në moshën 28-vjeçare. Lusim Zotin që në këto momente të vështira t’ua lehtësojë dhembjen familjarëve që u goditën nga kjo tragjedi e rëndë.”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë ngjarje tragjike kanë raportuar edhe mediat në Slloveni.

Aksidenti ndodhi kur një autocisternë me karburant është përmbysur dhe është përfshirë nga flakët në autostradën A1, mes Lubjanës dhe Mariborit, pranë Slovenska Bistricës, në verilindje të vendit.

Pos viktimës, edhe dy persona të tjerë janë lënduar. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit.

Shoferi i autocisternës, i cili po udhëtonte në drejtim të Mariborit, ka humbur kontrollin mbi mjetin, është përplasur me barrierën ndarëse të korsive dhe është përmbysur në kahun e kundërt të autostradës, ku më pas është përplasur edhe një furgon.

Shkaqet se pse drejtuesi i autocisternës humbi kontrollin e mjetit mbeten ende të paqarta.

Komento: