Tragjike: 29 vjeçarja nga Kosova dhe djali i saj tre vjeçar vdesin në një aksident në Gjermani

14:50 | 25 Mars 2026
tragjike:-29-vjecarja-nga-kosova-dhe-djali-i-saj-tre-vjecar-vdesin-ne-nje-aksident-ne-gjermani

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë një 29 vjeçare nga Kosova dhe djali i saj trevjeçar kanë humbur jetën.

Lidhur me vdekjen e tyre kanë raportuar edhe mediat gjermane, ndërsa kombësinë e viktimave e kanë bërë të ditur burime të afërta me familjen.

Bazuar në këto burime, nëna dhe djali i saj ishin nga Gjakova.

Ndërsa sipas raportimeve të mediave gjermane, ata u goditën nga një kamion në trotuar, teksa 29-vjeçarja po e çonte në kopsht të birin.

Komento: