Tragjike: Dyshohet se gruaja te Gjinekologjia u vra me dy plumba në kokë

19:30 | 30 November 2022

Dyshohet se gruaja te Gjinekologjia u vra me dy plumba në kokë.

I dyshuari për vrasjen e ndodhur para Klinikës së Gjinekologjisë dyshohet se është ish-burri i viktimës.

Siç mëson Klankosova, viktima është qëlluar me dy plumba në kokë ndërsa dorasi ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Se një grua 35-vjeçare është vrarë në oborrin e Klinikës Gjinekologjike e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje”, është shprehur Ahmeti.

Komento: