Tragjike: Foshnja vetëm 1 orëshe vdes, pasi mjekët i dhanë gaz në vend të oksigjenit

17:45 | 15 July 2021

Foshnja vetëm 1 orëshe vdes, pasi mjekët i dhanë gaz në vend të oksigjenit.

Një djalë vdiq vetëm një orë pasi lindi sepse mjekët gabimisht i dhanë gaz në vend të oksigjenit.

Gabimi fatal detyroi John Ghanem të pomponte oksid azoti. Mjekët në Spitalin Bankstoën-Lidcombe në Sidnei, Australi u përpoqën ta rikthenin në jetë në korrik të vitit 2016, por ishte e pamundur!

Në ditën që do të ishte ditëlindja e tij e pestë, një hetim zbuloi se tubat e oksigjenit dhe oksidit të azotit në sallën e spitalin ishin etiketuar gabimisht.

Ata lidhën azotin në pajisje pa e kontrolluar si duhet, një përzierje e cila kaloi pa u vërejtur për më shumë se një vit.

Gabimi i rëndë la gjithashtu një foshnjë tjetër të porsalindur me dëmtime të trurit, kur ajo u morri frymëmarrje artificiale në mënyrë të ngjashme me oksid azoti dy muaj para lindjes së John, raporton The Australian.

Nëna e John-it, Sonya iu nënshtrua një operacioni cezariane pas rekomandimit urgjent të gjinekologut, më 13 korrik 2016.
Foshnja lindi me kordon lidhur rreth qafës dhe për pasojë nuk merrte frymë lirisht. Kështu që, mjekët e lidhën me pajisjën që besonin se kishte oksigjen.

Komento: