Tragjike/Humb jetën një 19 vjeçar nga Malisheva, dyshohet se u vetaksidentua me motoçikletë

17:00 | 23 Korrik 2026
tragjike/humb-jeten-nje-19-vjecar-nga-malisheva,-dyshohet-se-u-vetaksidentua-me-motociklete

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlera Krasniqi ka konfirmuar se një 19 vjeçar ka vdekur në një aksident trafiku.

Ai dyshohet se është vetëaksidentuar derisa Policia po merret me rastin.

“Sot, rreth orës 15:40, në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë të Malishevës, dyshohet se një person është vetaksidentuar me motoçikletë.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi i motoçikletes (mashkull, 19 vjeçar) ishte pa shenja jete.Policia është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë ajo për media.

Komento: