Tragjike, një çifti kosovar gjenden të vdekur në Francë

18:01 | 28 Prill 2022

Një tragjedi ka ndodhur në Francë.

Një çift bashkëshortor nga Kosova raportohet se janë gjetur të vdekur të martën në banesën e tyre në Epinal të Francës.

Dyshohet se çifti ishte vrarë me thikë, derisa trupat e pajetë të tyre ishin gjetur nga fëmijët e tyre, siç raportojnë mediet franceze. Akoma mbeten të paqarta rrethanat e rastit.

Në një përgjigje për Klan Kosova nga Policia e Epinalit bëhet e ditur se hetimet po vazhdojnë.
Lidhur me rastin, prokurori publik i Epinalit do të mbajë një konferencë për media të premten, tha zëdhënësi i policisë, Stéphane Herveux.

“Hetimet për rastin janë duke u zhvilluar. Nuk mund të japim asnjë informacion. Prokurori Publik do të mbajë një konferencë për media të premten më 29 prill 2022”-thuhet në përgjigje.

Sipas raportimeve të medieve në Francë, të ndjerët ishin prindër të shtatë fëmijëve nga mosha 5 deri 21 vjeç

Komento: