
Një ngjarje e rëndë ndodhur sot në 20 gusht në zonën e Rënës së Hedhur në Shëngjin.
Dy mjete lundruese janë përplasur me njëri-tjetrin. Përplasja ka rezultuar fatale për një prej personave që ndodheshin në mjetet lundruese. K.Gj. ka humbur jetën si pasojë e aksidentit.
Ndërkohë, drejtuesi tjetër i mjetit lundrues, U.M., ka mbetur i plagosur rëndë. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës dhe autoritetet përkatëse.
Forcat e policisë dhe strukturat detare kanë nisur veprimet për menaxhimin e situatës. Dyshohet se përplasja ka ndodhur gjatë lëvizjes së mjeteve në det.
Njoftimi i policisë
Një aksident i rëndë detar ka ndodhur në zonën e Rënës së Hedhur, në Shëngjin, ku dy mjete lundruese, skafe, janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa vijojnë veprimet për nxjerrjen e personave të përfshirë në aksident dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Policia dhe autoritetet detare kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e përplasjes./tvklan/