Tragjike: Vdes 23 vjeçarja shqiptare pas një operacioni

09:14 | 23 Shtator 2021

23 vjeçarja vdes pas një operacioni në Vlorë.

Një 23-vjeçare ka vdekur në spitalin e Vlorës, pas operacionit që ka kryer.

Ajo kishte mbërritur në spital gjatë ditës së djeshme, dhe dyshohet se ka pasur infeksion në bark. Pas operacionit ajo ka kaluar në gjendje shoku dhe më pas ka ndërruar jetë.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar komplikacionin në gjendjen e 23-vjeçare, ndërkohë që është ngritur një grup pune për hetimin e rastit./lapsi al

Komento: