
Një 34-vjeçar nga Novosela ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti i cili ndodhi paraditen e sotme në aksin Panaja-Novoselë.
Sipas A2 Cnn, viktima është Albano Hoxha, i cili doli nga rruga dhe përplasi automjetin me një mur. Ai u transportua në spital, por nuk u mbijetoi plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.