Traineri i Arsenalit e komenton humbjen nga City, thotë se beson ende në titull të kampionit

09:29 | 16 Shkurt 2023

Arteta e komenton humbjen nga City, thotë se beson ende në titull të kampionit.

Mikel Arteta beson ende se Arsenali mund ta fitojë titullin e kampionit në Angli.

“Gunners” e pësuan një tronditje mbrëmë kur u mposhtën në shtëpi nga Manchester City me rezultat 1:3, në një ndeshje të cilën e kontrolluan kampionët aktualë të Premierligës.

Sidoqoftë, trajneri spanjoll thotë se “Topçinjtë” i kanë kualitetet e nevojshme për të festuar në fund, duke i dhënë kështu fund pritjes prej gati dy dekadash, shkruan “Gazeta Express”.

“Ne i shkaktuam probleme të ndryshme Cityt. Fakti që kemi humbur nuk e di nëse varet nga mungesa e eksperiencës apo e fatit”, deklaroi fillimisht ish-futbollisti spanjoll në konferencë për shtyp.

“A mendoj ende se mund ta fitojmë kampionatin? Po, kam shumë besim tek djelmoshat e mi, edhe pse kësaj ndeshjeje”, përfundoi Arteta.

City e mori primatin në tabelë dhe ka pikë të njëjta me Arsenalin, i cili megjithatë e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Granit Xhaka me shokë u treguan të pafuqishëm mbrëmë përballë trupës së Pep Guardiolës.

Komento: