Trajkoviq e bindur se Thaçi e Vuҫiq janë takuar fshehurazi në vende të ndryshme të botës

23:17 | 28 June 2019

Thaçi e Vuҫiq janë takuar fshehurazi në vende të ndryshme të botës, kështu është shprehur, -sh-deputetja e Kuvendit nga radhët e Komunitetit serb, Rada Trajkoviq.

Duke folur për “Blic Intervieë”, Trajkoviq, ka thënë se të dy presidentët janë takuar në Vatikan, Paris dhe ShBA, dhe se sipas saj, në këto takime të fshehta janë vizatuar edhe kufijtë mes dy vendeve.

“Nuk do ta thotë asnjëri e as tjetri. Vuciqi e thotë më hapur se ndarja është ideja e tij. Daciqi nuk është i fuqishëm tani. Unë mendoj që tepër shpesh takohen (Thaçi dhe Vuciq) dhe pak dimë për këto takime.

Ata takohen në Vatikan, Paris, Amerikë. Thaçi këto po i mohon, por ka burime diplomatike që ata po punojnë shumë për ndarje. Madje në këto takimet e fshehta hapin harta mbi tavolinë dhe vizatim të kufijve”, ka thënë Trajkoviq.

Ajo ka thënë se hartat e Thaçit dhe Vuçiqit, janë harta të vuajtjes dhe shkatërrimit.

“Unë do t’i quaja harta të vuajtjes dhe shkatërrimit.” tha ajo.

Komento: