Trajkoviq thotë se në Veri ka banda të armatosura

09:12 | 08 November 2022

Rada Trajkoviq: Në Veri ka banda të armatosura.

Rada Trajkoviq kryetare i Lëvizjes Evropiane Serbe nga Kosova, ka vlerësuar se veriu i Kosovës po bëhet hapësirë e rrezikut të tmerrshëm dhe nënvizoi se KFOR-i sigurisht nuk do të merret me punë policore, ndërkohë në veri të Kosovës Radoiçiq ka hedh banda të armatosura.

Sipas Trajkoviq EULEX-i nuk ka numër të mjaftueshëm të policëve për të mbuluar të gjitha vendet në të cilat kanë punuar policët dhe shërbyesit serb që braktisën Policinë e Kosovës, duke shtuar se EULEX nisur nga kjo nuk mund ofroj siguri efikase, transmeton “Nova rs”.

Ajo në emisionin “Mes nesh” në “TV Nova S” nënvizoi se EULEX nuk ka mandat të zëvendësoj policinë lokale.

“Ka rrezik, sepse në veri të Kosovës, si ne nuk duam të themi dhe që vazhdimisht tentojmë ta fshehim gjenden banda të armatosura të hedhura nga Radoiçiç, a është ai vetë i pranishëm, nuk di. Po dëgjoj se krahas këtyre grupeve të armatosura atje janë parë edhe pjesëtar të grupit ‘vagner’ gjë që nuk besoj, sepse ata janë mercenar që aktualisht luftojnë për rusët në Ukrainë dhe paguhen nga manjatët rusë dhe nuk di cili manjat serb do dërgonte mercenar në veri që të luftojnë”, tha Trajkoviç.

Komento: