Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri thuhet se shpreson të emërohet trajneri i ri i Juventusit këtë javë.
Sipas The Standard, Sarri ishte në Itali të hënën në mëngjes për të përfunduar një marrëveshje me Juven, pasi i kishte thënë Chelsea javën e kaluar se ai donte të largohej nga klubi,përcjell ORAinfo.
60-vjeçari e udhëhoqi Blutë dhe fitoi Ligën të Evropës, por stili i tij i lojës dhe menaxhmentit e ka ndarë bazën e tyre të tifozëve.
Zonja e Vjetër do të duhet gjithashtu të paguajë Chelsean £ 5 milion në kompensim pasi Mauricio Pochettino dhe Pep Guardiola u provuan si shumë të shtrenjtë dhe shumë të vështirë për tu realizuar./ORAinfo/