Trajner i Romës apo Interit? Ja ҫfarë thotë Mourinho

12:34 | 07 Prill 2019

Jose Mourinho ka folur rreth thashethemeve të fundit.

Ai i ka lartësuar mediat italiane duke thënë se gazetarët italianë dinë më së miri për futbollin, në një kohë kur ato po raportojnë se trajneri portugez mund të emërohet trajner i Interit apo Romës.

Thashethemet se Jose Mourinho është i etur të kthehet në Serie A janë duke u shpërndarë me shpejtësi. Mourinho e fitoi tripletën me Interin në vitin 2010.

Derisa mediat italiane sugjeruat se Mourinho i është vetë ofruar Interit dhe se drejtuesit zikaltër megjithatë e parapëlqejnë Antonio Contes, Telefoot në Francë konfirmon se portugezi ka rënë në kontakt me Romën.

Këto janë opsione goxha më të forta se Bayern Munich apo Lyon.

Ndërkohë, Mourinho ka lënë të kuptohet edhe më shumë se dëshiron të kthehet në Serie A.

“Gazetarët më të mirë, ata që dinë më së shumti për futbollin, janë italianët, sipas mendimit tim. Ata janë shumë të interesuar në futboll, ata duan të dinë, të kuptojnë dhe të parashikojnë çdo gjë për këtë sport”, tha Mourinho.

Komento: