Trajneri Bayern Munich i ashpër me ndarjen e drejtësisë kundër Cityt: Gjyqtari ishte për notën 6, as penalltia që dha për ne nuk ekzistoi

12:23 | 20 April 2023

Tuchel i ashpër me ndarjen e drejtësisë kundër Cityt: Gjyqtari ishte për notën 6, as penalltia që dha për ne nuk ekzistoi.

Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel është treguar i ashpër sa i përket vendimeve të gjyqtarit kryesor të takimit të dytë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt në “Allianz Arena”.

Bayern Munich u eliminua në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 4:1 nga Manchester City.

Trajneri gjerman u shpreh i ashpër me gjyqtarin kryesor të takimit, duke pretenduar se edhe penalltia e dhënë për ekipin e tij nuk ekzistoi.

Tuchel tha gjithashtu se do e kishte vlerësuar gjyqtarin me notën 6, notë kjo më e ulëta që jepen për vlerësim të gjyqtarëve në një ndeshje.

“Gjyqtari ishte shumë më poshtë se niveli i kësaj ndeshjeje. Ai e menaxhoi ndeshjen në mënyrë të dëshpëruar, nga minuta e parë deri në minutën e fundit. Vendimi dhe gjithçka ishte e gabuar. Unë do t’i kisha dhënë një notë 6. Epo, edhe ajo penallti që dha ai për ne nuk ekzistonte”, tha Tuchel pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

Tuchel u përjashtua në tribuna me karton të kuq në minutën e 86-të të përballjes.

Gjermani erdhi te Bayern Munich jo shumë kohë më parë për ta zëvendësuar të larguarin Nagelsmann.

Komento: