Botërori mund të mos jetë hera e fundit që e shohim Messin me fanellën e Argjentinës, Scaloni lë gjithçka të hapur
Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ka komentuar edhe një herë gjasat që Lionel Messi të vazhdojë karrierën e tij me kombëtaren.
Kampionati Botëror 2022 mund të jetë i fundit për Leo Messi, por për trajnerin e Argjentinës, misioni është ta bind atë të vazhdojë edhe përtej.
Scaloni beson se shtatë herë fituesi i Topit të Artë mund të vazhdojë me kombëtaren dhe nëse vazhdon, do të ishte qejf si për tifozët ashtu edhe për skuadrën.
“Do të shohim nëse vendos të vazhdojë të luajë ose jo, dhe nëse ne mund të vazhdojmë ta shijojmë duke e parë atë tek luan futboll”, ka thënë Scaloni.
Argjentina, në krye me Messin po mban gjallë ëndrrën për të fituar Kupën e Botës 2022.
Sfida e ardhshme për Messin dhe shokët e tij do të jetë kombëtarja e Kroacisë.