Trajneri i Arsenalit infektohet nga koronavirusi, kjo është gjendja e tij

08:10 | 13 Mars 2020

Koronavirusi ka prekur edhe gjigantin anglez, Arsenal.

Mikel Arteta, trajneri i ‘Topçinjve’, ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur të enjten mbrëma klubi i madh anglez i futbollit përmes faqes zyrtare.

“Qendra jonë stërvitore është mbyllur pasi kryetrajneri Mikel Arteta ka pranuar rezultatet pozitive për COVID-19 këtë mbrëmje”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

Personeli i Arsenalit që ka pasur së fundmi kontakt të afërt me Artetan tani do të izolohet, në përputhje me rekomandimet e dhëna.

“Presim që këtë ta bëjnë një numër i madh i personave nga qendra jonë stërvitore, duke përfshirë të gjithë lojtarët e ekipit të parë dhe stafi i trajnerëve”, ka njoftuar Arsenali.

Edhe Benjamin mendy dyshohet të jetë infektuar me koronavirus, derisa në Serie A, deri më tani dy lojtarë kanë dalë pozitiv në testin për virusin Covid-19, Daniele Rugani i Juventusit dhe Manolo Gabbiadini i Sampdorias.

Covid-19 është shpallur zyrtarisht pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Komento: