Arteta s’dorëzohet për titull.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, beson që gara për titull në Premier Ligë ende s’ka përfunduar.
Mbrëmë ‘Topçinjtë’ morën një fitore të rëndësishme në udhëtim te Newcastle, transmeton lajmi.
Kapiteni Martin Odegaard udhëhoqi Arsenalin për një fitore 2-0 në ‘St James’ Park’, duke shënuar golin e parë, dhe më pas autogoli i Fabian Schar u siguroi fitoren atyre.
City ka një lojë më pak, megjithatë, Arteta beson që gara për titull ende vazhdon.
“Që jemi atje, se duam të vazhdojmë. Titulli është aty, jo shumë larg”, tha fillimisht spanjolli.
“E vetmja gjë që mund të bëjmë është të vazhdojmë dhe të mos kthejmë shpinën dhe të humbasim fokusin në diçka tjetër. Jini të vendosur çdo ditë. Le të vazhdojmë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”.
“U thashë lojtarëve, për të fituar sot do të duhet të bëjmë individualisht performancën më të mirë të sezonit”, përfundoi ai.
Kujtojmë që Arsenal ka një pikë më pak se Man City, por ky i fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar.