Trajneri i Arsenalit shpreson që ta ketë skuadrën e kompletuar për derbin me Manchesterin

13:25 | 03 September 2022

Arteta shpreson që ta ketë skuadrën e kompletuar për derbin me Manchesterin.

Arsenali e ka nisur për mrekulli sezonin e ri në Ligën Premier, ku ka marrë pesë fitore në po aq ndeshje.

Në kuadër të xhiros së gjashtë Topçinjtë përballen në udhëtim te Manchester United.

Për këtë takim trajneri Mikel Arteta ka folur duke thënë se shpreson që t’i kthehen disa nga futbollistët e lënduar që janë në dyshim për këtë sfidë.

Tekniku spanjoll është optimist se portieri Aaron Ramsdale dhe kapiteni Martin Odegaard do të luajnë, megjithatë gjendja e tyre do të vlerësohet deri në momentin e fundit.

“Ramsdale dhe Odegaard janë vlerësuar dhe ne do të shohim më shumë nesër. Shpresojmë që ata të jenë të gatshëm për të stërvitur me ekipin,” tha Arteta në konferencën për shtyp.

“Zinchenko humbi dy ndeshje dhe nuk ka mundur të stërvitet ende me ekipin. Për Elnenyn, ne po flasim për muaj të tërë. Me Partey, ne shpresojmë se po flasim javë dhe madje më pak se kaq. Ne jemi përpjekur ta menaxhojmë atë. Shumë gjëra kanë ndodhur që kur ai u bashkua”, shtoi trajneri i Arsenalit.

Arsenali i rikthehet aksionit këtë të diele, kur edhe do ta zhvillojë ndeshjen si mysafirë kundër Manchester United, përballje kjo që zhvillohet me fillim nga ora 17:30 në stadiumin “Old Trafford”.

Komento: