Trajneri i Atleticos tallet keq me Real Madridin

08:07 | 06 Gusht 2019

Simeone është tallur me skudrën e Real Madridit.

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka dhënë së fundmi disa komente lidhur me skuadrat e mëdha evropiane.

Simeone ka folur rreth skuadrave si Manchester City, Barcelona, Real Madrid e Ajax Amsterdam, duke i ndarë ato edhe nga stili i lojës.

Sigurisht, nuk mund të mungonte një tallje për rivalët lokal, Real Madrid, të cilët sipas argjentinasit nuk kanë stil të lojës.

“Ajax ka një stil loje shumë të qartë. Barca, Juve dhe Atletico kanë gjithashtu. Real Madrid nuk ka” ka thënë Simeone.

“Futbolli i tyre bazohet në talentin e skuadrës, kurse i Real në kuletë. Skuadrat lindin, si Man City që nuk ka histori” ka thënë tutje argjentinasi.

Simeone njihet si trajner që nuk e pëlqen aspak skuadrën e Real Madrid.

Komento: