Ilir Daja: Presim një ndeshje edhe më të vështirë sesa e para ndaj Sivasspor.
Ilir Daja iu është drejtuar mediave në prag të sfidës që skuadra e tij e luan ndaj Sivassporit në Conference League.
Sipas tij, ndeshja kundër ekipit turk do të jetë edhe më e vështirë se e para.
Në mbështetje të këtij gjykimi ai ofron dy argumente.
“Çdo ndeshje që kalon është e vështirë, edhe ne bëhemi më të mirë. Presim një ndeshje akoma më të vështirë. Ata, pos fitores në kampionat, kërkojnë revansh ndaj nesh. Duhet të luajmë akoma më fort, nëse nuk luajmë në grup nuk kemi sukses.
Presim një ndeshje edhe më të fortë”, përfundoi ai.