Trajneri i Barcelonës befason me deklaratën e fundit

18:26 | 22 Prill 2019

Ernesto Valverde, trajneri i skuadrës së Barcelonës ka folur për mundësinë që katalunasit kanë për të fituar tripletën.

Barça e ka në dorë titullin e La Ligas me nëntë pikë më shumë se Atletico Madridi dhe gjithashtu janë në finale të Copa del Rey.

Synimi i tyre është gjithashtu Champions League, të cilët do të kenë punë me Liverpoolin në gjysmëfinale.

2009 dhe 2015 janë vitet kur Barcelona ka rrëmbyer tripletën dhe të gjithë besojnë se është koha që ta bëjnë sërish këtë.

“Preferoj të jem optimist dhe gjërat do të shkojnë mirë. Kemi opsionin që të fitojmë tre trofe, por gjithashtu asnjë. Jemi në një fazë ku çdo gjë po shkon drejt fundit dhe duhet të jemi të qetë”, tha Valverde.

Komento: