Xavi e tregon “recetën” e Barçës për ta mundur Interin.
Barcelona do ta zhvillojë një ndeshje mjaft të rëndësishme këtë mesjavë.
Gjiganti katalunas do ta presë Interin në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
“Nerazzurri” e fituan përballjen e parë me “Blaugrana”, të cilëve po ua rrezikojnë edhe kalimin në të tetën e finales, shkruan Gazeta Express.
E për ta shmangur këtë, Barcelona ka nevojë për fitore në “Camp Nou”.
Trajneri Xavi Hernandez është i bindur se ekipi i tij mund të fitojë vetëm nëse e përsërit pjesën e parë të lojës me Celta Vigon, të cilën e mposhti 1:0 në fundjavë.
“Do të varet nga ne, nga koncentrimi ynë. Është e qartë se nuk jemi në momentin më të mirë, ashtu siç ishim para 2-3 javësh. Duhet ta përmirësojmë lojën tonë, e cila nuk ishte në nivel gjatë fundjavës. Nëse luajmë ashtu, do të jetë mjaft e vështirë ndaj Interit. Duhet t’i përsërisim 30 minutat e parë të lojës me Celtan. Nëse luajmë si në pjesën e parë të fundjavës, ndryshon gjithçka”, deklaroi trajneri katalunas.
Barcelona është e treta në grup me 3 pikë nga 3 ndeshje, kurse Interi i dyti me 6 pikë.
Këto dy skuadra do të luftojnë për pozitën e dytë, e cila çon tutje, pasi Bayern Munichu, i cili i mundi këto dy ekipe në përballjet e para, shihet si favorit absolut për ta mbyllur këtë fazë si lider i grupit.