Xavi flet për rikthimin e mundshëm të Aubameyang.
Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez ka minimizuar mundësitë për të ri-nënshkruar me Pierre-Emerick Aubameyang në afatin kalimtar të janarit mes spekulimeve se ai është i pakënaqur te Chelsea.
Xavi hezitoi ta shiste sulmuesin me përvojë gjatë verës pasi golat e tij ndihmuan në sigurimin e kualifikimit në Ligën e Kampionëve, një objektiv që dukej i pamundur të arrihej pa kontributin e tij.
Me gjigantët katalanas në nevojë emergjente për të mbledhur fonde, Aubameyang u shit në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, por aventura e tij në Chelsea nuk ka shkuar sipas planit.
Nën urdhrat e ish-trajneri të Chelseat, Thomas Tuchel, Aubameyang shënoi në tre ndeshje radhazi, por forma e tij u përkeqësua me shpejtësi me ardhjen e Graham Potter në krye të klubit.
Pas gjithë këtyre zhvillimeve, “AS” pretendon se Aubameyang ka qenë në kontakt të rregullt me Xavin dhe do të pranonte një rikthim në “Camp Nou” edhe nëse ai do të duhet të luante rolin e zëvendësuesit të Robert Lewandowskit.
Xavi dhe skuadra e tij janë aktualisht në Arabinë Saudite përpara Superkupës së Spanjës kundër Real Betisit dhe spanjolli u pyet për mundësinë e rikthimit të tij.
“Ne jemi të kënaqur me skuadrën që kemi tani. Në parim, nuk do të ketë ndryshime. Nuk ka pasur asnjë takim. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. I thashë bordit se do të isha i lumtur nëse skuadra mbetet ashtu siç është”, tha Xavi.