Trajneri i Barcelonës i del në mbrojtje Neymarit

14:45 | 15 Shkurt 2021

Trajneri i Barcelonës i ka dalur në mbrotje Neymarit.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, është i zhgënjyer që Neymar do të mungojë në takimin e Ligës së Kampionëve mes Barçës dhe Paris Saint-Germain të martën, për shkak të lëndimit.

Ylli brazilian pësoi lëndim në një ndeshje kundër Caen dhe si pasojë do të mungojë rreth një muaj.

Koeman i ka dalë në mbrojtje brazilianit duke bërë thirrje që gjyqtarët t’i mbrojnë lojtarët nga ndërhyrjet e ashpra të kundërshtarëve.

“Një lojtar të tillë duhet ta mbrosh”, tha Koeman kur u pyet për Neymarin në një konferencë për media.

“Lojtarë si Neymar, Messi dhe Cristiano Ronaldo duhet t’i mbrosh, sepse ata janë lojtarë që na e mundësojnë ta shijojmë lojën. Gjyqtarët duhet t’i mbrojnë ata, ede pse në këtë sport ekziston kontakti”, shtoi ai.

Komento: