Trajneri i Barcelonës kishte një moment të veçantë me Messin pas fitores ndaj Juventusit

12:05 | 29 Tetor 2020

Koeman kishte një moment të veçantë me Messin pas fitores ndaj Juventusit.

Barcelona ka mposhtur Juventusin 2:0 në Torino, në ndeshjen e raundit të dytë të Ligës së Kampionëve.

Në këtë derbi, Lionel Messi bëri “Lionel Messin”, duke kompletuar një paraqitje të jashtëzakonshme.

Përveç asistimit te goli i Ousmane Dembele, Messi arriti edhe të shndërronte në gol, një penallti të fituar në fund të ndeshjes.

Pas ndeshjes, Ronald Koeman kishte një moment të veçantë me Messin, me holandezin që mori në përqafim argjentinasin.

“Marrëdhënia jonë kurrë nuk ka qenë e komplikuar. Unë thjesht i thashë atij se duhet ta kishim zgjidhur ndeshjen më herët”, ka deklaruar Koeman.

Komento: