Trajneri i Barcelonës: Ne e duam Messin këtu

09:22 | 02 Qershor 2023

Xavi thyen heshtjen: Ne e duam Messin këtu.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur në lidhje me rikthimin potencial të Lionel Messit në “Camp Nou”.

Dje, trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier tha se ylli argjentinas do të largohet nga “Parku i Princave” në fund të këtij edicioni.

Messi ka dy opsione: rikthimi në Barcelonë dhe kalimi te Al-Hilal në Arabinë Saudite me pagë astronomike.

Trajneri Xavi theksoi se ai e do Messin në “Camp Nou”.

“Leo Messi do të vendosë të ardhmen e tij javën e ardhshme. Ai ka 100% në rregull që të bashkohet me ne. Ai e di që ne jemi gati ta mirëpresim. Asgjë nuk ka ndryshuar, ne kemi shanse. Ne duam Leon këtu. Lëreni të vendosë. Unë jam gati ta përfshij atë në sistemin tonë”, tha trajneri spanjoll për Mundo Deportivo.

Komento: