Trajneri i Barcelonës takohet me Xavin, e merr këtë vendim!

17:49 | 13 October 2022

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është takuar me trajnerin Xavi Hernandez, pas barazimit kundër Interit në Ligën e Kampionëve.

Barazimi 3:3 të mërkurën mbrëma në “Camp Nou” ia zbehu gjasat Barçës për ta kaluar fazën e grupeve, pasi renditet e trata me tri pikë më pak se Interi që është i dyti.

Mediat në Spanjë shkruajnë të enjten se Laporta është takuar me Xavin dhe i ka dhënë mbështetje para “El Clasicos” kundër Real Madridit që duhet të dielën në “Santiago Bernabeu”.

Raportohet se Xavi tashmë e di që objektivi i klubit është fitimi i La Ligas.

Barcelona është në vendin e parë në La Liga pas tetë xhirove të luajtura me 22 pikë, aq sa i ka edhe Reali në vendin e dytë.

Komento: