Setien tregon arsyen pse Griezmann nuk po luan.
Trajneri i Barcelonës, Quique Setien pranoi se është e vështirë të luash me Antoine Griezmann pa “destabilizuar” skuadrën pasi ai hodhi të ardhmen e francezit në dyshime të mëtejshme.
Griezmann u fut në lojë tek në minutën e fundit, në barazimin 2:2 kundër ish-skuadrës së tij Atletico mbrëmë.
Një nënshkrim prej 120 milionë eurosh nga Los Colchoneros në fillim të sezonit, Griezmann mbërriti me shumë bujë por ka vuajtur maksimalisht – sidomos kohëve të fundit, ku po qëndron në stol, përcjell lajmi net.
Sulmusi francez ka shënuar tetë gola në La Liga dhe 14 në të gjitha kompeticionet, duke mos gjetur rrjetën që nga ndeshja me Napolin.
Duke sqaruar vendin e Griezmann në pankinë pasi Lionel Messi, Luis Suarez dhe Riqui Puig filluan në sulm, Setien tha: “Është e vështirë ta vendosësh atë pa destabilizuar skuadrën”.
“E kuptoj se është e vështirë që Griezmann të luajë kur të mbetet kaq pak kohë. Unë do të flas me të nesër, nuk do të them keqardhje sepse [bëhet fjalë për] vendime”, tha Setien.
“Por unë e kuptoj se ai mund të ndjehet keq dhe ndjehem keq për të sepse ai është një person i shkëlqyer dhe profesionist”.