Trajneri i Barcelonës zbulon gjithҫka rreth të ardhmes së Coutinhos

20:00 | 16 April 2020

Trajneri i skuadrës së Barcelonës ka folur në lidhje me të ardhmen e Coutinhos.

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka hapur derën për Philippe Coutinho të kthehet në ‘Camp Nou’, duke insistuar se braziliani është ende një “lojtar i shkëlqyeshëm”.

Coutinho përfundoi një transferim prej 142 milionë funte te Barça nga Liverpooli në janar 2018 pasi kaloi pesë vite në Premierligë.

27-vjeçari u konsiderua si një nga mesfushorët më të mirë dhe më të talentuar në futbollin evropian gjatë kohës së tij në ‘Anfield’, por nuk ka qenë në gjendje të arrijë në të njëjtin nivel edhe në Kataloni.

“Coutinho? Më pëlqen shumë”, tha 61-vjeçari për RAC 1. “Ai është ende një lojtar i Barcelonës. Ju duhet të paguani klauzolën ose një tarifë transferimi te Barça”.

“Unë mendoj se ai mund të jetë këtu në fillim të sezonit të ardhshëm. Unë nuk e di nëse ai dëshiron të kthehet ose të largohet përsëri, unë duhet të flas me të për ta pyetur atë. Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, pa dyshim për këtë”.

Komento: