Trajneri i Barcelonës zgjedh në mes Neymarit dhe Lautaros

10:42 | 17 April 2020

Neymar apo Lautaro? Setien tregon se cilin e do te Barcelona.

Quique Setien nuk mund të zgjedh për njërin mes Lautaro Martinez apo Neymar.

Dy sulmuesit e fuqishëm kërkohen nga Barcelona që ka për qëllim afrimin e të dy yjeve në afatin kalimtar veror.

Trajneri i kampionëve në fuqi të Spanjës ka folur për këtë çështje duke thënë se do t’i dëshironte të dy në skuadër.

“Neymar apo Lautaro? Që të dy, pasi si Neymar ashtu edhe Lautaro janë futbollistë të mrekullueshëm. Si mund mos të pëlqejnë lojtarë të tillë?”, deklaroi Setien.

Megjithatë tekniku spanjoll e di se nuk do të jetë fare e lehtë transferimi i dy yjeve në Camp Nou.

Pandemia Covid-19 që ka kapluar botën ka bërë që edhe shumë klube të kenë probleme financiare.

“Siç po qëndrojnë gjërat, ne duhet të shqyrtojmë se çfarë është e mundur të transferojmë. E dimë se këta futbollistë kushtojnë shumë dhe nuk është fare e lehtë t’i transferosh”, deklaroi Setien.

Për brazilianin Neymar, Paris Saint Germain është gati ta lë të lirë nëse ofrohet shuma prej 150 milionë euro.

Ndërkohë ylli argjentinas, Lautaro Martinez mund të largohet nga Interi nëse paguhet klauzola e tij prej 111 milionë eurove.

Komento: