Trajneri i Bayernit befason me deklaratën e fundit

13:08 | 03 Mars 2019

Bayerni mposhti Borussia Monchengladbach duke e mposhtur me rezultatin 1:5, kurse Dortmund gaboi me Augsburg, ku u mposht 2:1.

Pas ndeshjes së Bayern, trajneri i kampionëve në fuqi është pyetur për Borussia Dortmund, dhe përgjigja e tij ishte shumë e thjeshtë.

“Nuk dua të flas për Dortmundin” ka thënë Kovac.

“Ne flasim për vetën tonë dhe mendoj se skuadra po bën shumë mirë tani. Ne kemi fituar 11 herë në 12 ndeshjet e fundit dhe kjo është ajo që pres” ka thënë ndër të tjerash kroati.

Testi i vërtetë për Niko Kovac mbetet ai me Liverpool, në ‘Allianz Arena’, në ndeshjen kthyese të fazës së 1/16-ës së finales, në Ligën e Kampionëve.

Komento: