Milot Rashica po shkëlqen këtë sezonë të Werder Bremen.
Trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt, i ka thurur lëvdate yllit të Kosovës, Milot Rashica.
Rashica shkëlqeu në fitoren 4:2 të Werder Bremen në shtëpi kundër Schalkes.
Djaloshi i artë nga Vushtrria, ishte lojtari i ndeshjes me dy gola të shënuara në këtë ndeshje.
“Jam shumë i lumtur për të sepse është djalosh fantastik që punon shumë dhe ka kaluar nëpër një situatë të vështirë në fillim këtu”, u shpreh ai.
“Në dhjetor të vitit të kaluar, atij i janë dhënë disa shanse. Është kritikuar, por është i ri dhe futbolli e ka kështu. Mënyra se si e shënoi golin e dytë, është fantastike”.
Kujtojmë se ky ishte goli i pestë i Rashicës në vitin 2019, aq ka shënuar edhe Robert Lewandowski.