Trajneri i Chelseas jep lajmin e madh për yllin e skuadrës

11:01 | 07 Prill 2019

Maurizio Sarri ka dhënë një lajm të rëndësishëm për Olivier Giroud.

Ai ka thënë se Chelsea do të aktivizojnë të drejtën për të vazhduar kontratën e Giroud edhe për një vit dhe ta mbajnë francezin në skuadër edhe një sezon.

Sulmuesi i Francës është shprehur i pakënaqur së fundmi me mungesën e minutazhës së tij tek londinezët dhe emri i tij është lidhur me një rikthim të mundshëm në Ligue 1.

Skuadrat e Olympique Lyon dhe Olympique Marseille janë dy skuadrat që kanë shfaqur interesim për sulmuesin.

Gjithsesi, Sarri ka qenë shumë i qartë me kërkesën e tij për të mbajtur në skuadër 31 vjeçarin edhe për një vit.

Komento: