Trajneri i Chelseas ka një këshillë për këtë lojtar të skuadrës së tij – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Trajneri i Chelseas ka një këshillë për këtë lojtar të skuadrës së tij

20:11 | 30 Dhjetor 2018

Maurizio Sarri ka një këshillë për lojtarin e skuadrës së tij, N’Golo Kante.

Sarri thotë se ai duket të ketë prioritet kryesor mbrojtjen, pavarësisht se mesfushori ka një rol më sulmues në këtë stinor.

Mesfushori francez është me një rol të ri prej se ka ardhur Jorginho në Chelsea nga Napolit në këtë verë, dhe shumë thonë se ardhja e Jorginhos ka ndikuar negativisht në paraqitjet e Kante.

“Ai duhet të mendojë për mbrojtjen fillimisht”, ka thënë Sarri për Kanten.

“Ai është duke u përmirësuar, veçanërisht në lëvizjet pa top”.

“Lëvizjet e tij sot kanë qenë shumë të mira dhe janë bërë në kohën e duhur2.

Chelsea ka shënuar fitore sot si mysafir ndaj Crystal Palace me rezultatin 1-0 me golin e vetëm të shënuar nga Kante.

Komento: