Trajneri i Chelseas refuzon të flasë për Ronaldon

10:17 | 23 October 2022

Potter refuzon te flasë për Ronaldon

Trajneri i Chelsea, Graham Potter refuzoi të flasë për yllin portugez, Cristiano Ronaldon.

Mediet në Angli janë duke raportuar që presidenti i ‘Bluve të Londrës’, Todd Boehly i kishte ofruar Ronaldos mundësinë e kalimit në ‘Stamford Bridge’.

Së fundmi në lidhje me këtë ka folur edhe vetë trajneri, duke refuzuar të flasë për lojtarë që nuk i përkasin ekipit të tij.

“Unë kurrë nuk flas për lojtarë që nuk janë lojtarë të Chelseat”, u shpreh ai.

Kujtojmë që merkaton e verës ylli portugez, ishte më i përfoluri, pasi u tha që shumë ekipe e refuzuan ta marrin në radhët e tyre 37 vjeçarin.

Komento: