Ditë më parë në mediet në Kosovë është publikuar një deklaratë e trajnerit Hareide, sipas të cilave ndeshja ndaj ‘Dardanëve’ për Danimarkën do të jetë një ndeshje e mirë për t’u stërvitur.
Hareides, në konferencën e mbajtur në ‘Fadil Vokrri’ i është kërkuar ta komentojë këtë deklaratë, nëse vërtetë ekipi i tij do të stërvitet ndaj Kosovës.
“Ndeshje trajnuese, miqësore, përgatitore para ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian”, është përgjigjur Hareides.
“Stërvitore apo miqësore? Çka ka kjo rendësi, njëjtë – do të jetë ndeshje stërvitore”, shtoi ai.
Ndeshja mes Kosovës dhe Danimarkës luhet ditën e enjte me fillim nga ora 19:00.