Trajneri i empolit zbulon strategjinë se si do ta mposht Milanin e Gattusos

13:29 | 21 Shkurt 2019

Milan do të luajë nesër me Empolin në San Siro dhe menaxherin e toskanëve Giuseppe Iachini ka folur par mediat në prag të ndeshjes.

Ai beson se skuadra e tij do ta mposht Milanin e Gattusos.

“Milan dhe Gattuso kanë bërë një punë të shkëlqyeshme, kanë cilësi, balancë dhe shumë aftësi.

Mesfushorët e pabesueshëm dhe sulmuesit e fortë, ne do të kemi nevojë për një lojë perfekte për t’i mposhtur ata, do të kemi nevojë për 90 minuta përqendrim dhe përqendrim të fortë, ata janë një nga ekipet më të forta në Serie A tani”, tha ai.

Milan do të hyjë të fitojë këtë ndeshje për të mbajtur vendin e katërt, vend ky që i siguron pjesëmarrje në Ligën e kampionëve. /ORAinfo/

Komento: