Carlo Ancelotti në telashe me autoritetet spanjolle.
Trajneri i Everton Carlo Ancelotti është akuzuar nga autoritetet spanjolle se nuk ka paguar 1 milion euro taksa.
Akuzat vijnë për kohën kur ai ishte në drejtimin e Real Madrid në vitet 2014/2015.
Autoritetet spanjolle pretendojnë se Ancelotti iu është shmangur pagimit të taksave pa asnjë shpjegim. Trajneri italian nuk ka bërë asnjë koment lidhur me këto akuza.
Tekniku italian është trajner i Evertonit pasi mori drejtimin e skuadrës në vitin 2019.