Ylli i Kombëtares së Kosovës është zyrtarizuar sot të klubi zviceran, Basel.
Trajnerit Philippe Celement i vjen shumë keq që Genku e humbi një futbollist të talentuar si Edon Zhegrova, por këmbëngul se mospërkushtimi dhe padurimi i kosovarit kanë bërë që ai të mos ketë hapësirë në skuadrën e tij.
Edon Zhegrova iu bashkua sot edhe zyrtarisht Baselit si lojtar i huazuar për një sezon e gjysmë, me klubin zviceran që e ka opsionin për ta blerë në fund, por Clement beson se është për të mirën e klubit që e ka larguar, sic thotë, një lojtar që nuk ishte me zemër në klub, transmeton Gazeta Express.
19-vjeçari nuk u stërvit me skuadrën javën e kaluar me qëllim që ta kompletojë transferimin në kampionatin zviceran. Veprimet e tij i kanë lënë shumë të pakënaqur drejtuesit e klubit belg.
Genku e konfirmoi sot marrëveshjen me Baselin për huazimin e anësorit kosovar.
Trajneri Clement ka thënë: “Na vjen keq të gjithëve. Unë kam shumë përvojë me lojtarë të rinj dhe disa prej tyre janë shumë të padurueshëm. Fatkeqësisht, Edoni i takon kësaj kategorie”.
Ai kishte për qëllim të vazhdonte punën me Zhegrovën, por nuk i kishte pëlqyer sjellja dhe qëndrimi i kosovarit.
“Kur nuk stërvit sikur Edoni, atëherë e lë ekipin dhe tifozët në baltë. Nuk ka vend për lojtarët të cilët nuk janë këtu me zemër. Të atillët më mirë të largohen nga ne”, shtoi Clement.