Conte konfirmon mungesën e Lukakut dhe Sanchezit në ndeshjen me Parman.
Trajneri Antonio Conte doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku foli për kundërshtarin e nesërm, Parman dhe gjendjen fizike të disa futbollistëve.
Edhe pse luajnë me Parman, vëmendja e madhe është tek ndeshja me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.
“Parma? Skuadrat e Liveranit duan të luajnë vazhdimisht me topin dhe e dimë mirë se çfarë na pret nesër. Natyrisht që çdo ndeshje ka historinë e saj, por nesër duhet të bëjmë maksimumin për të marrë tre pikët”.
Conte u ndal edhe tek gjendja e Romelu Lukakut dhe Alexis Sanchezit.
“Lukaku ndjeu një shqetësim gjatë ekzekutimit të goditjes së dënimit ndaj Shakhtarit dhe nuk do të jetë gati për sfidën e nesërme. Nuk e di a do të jetë me ne në Madrid, por mund t’u them se do të luajë vetëm kur të jetë rikuperuar plotësisht, pasi nuk duam të rrezikojmë”.
“Sanchez vijon të ndjejë një shqetësim muskulor që kur është kthyer nga kombëtarja dhe nuk do të jetë në dispozicion për nesër. Shpresojmë shumë që ta kemi me vete në ndeshjen ndaj Realit të martën”.
Conte tha se në sulm nga minuta e parë do të luajë Lautaro Martinez, ndërsa në krah mund të jetë njëri mes Pinamontit ose Perisiç.