Trajneri i klubit në Gjermani infektohet me koronavirus

15:51 | 13 Mars 2020

Infektohet trajneri i klubit në Gjermani, ekipi shkon në karantinë.

Federata gjermane e futbollit vendosi që të luajë edhe këtë fundjavë futboll, ndërsa më pas të pezullojë çdo gjë deri në 2 prill.

Vendim që nuk është pritur aspak mirë dhe që ndoshta mund të ndryshohet në orët në vazhdim.

Kjo për arsyen sepse është konfirmuar edhe rasti i parë me Coronavirus te trajnerët e Bundesligës.

Bëhet fjalë për numrin një të stolit të Paderborn, i cili ka rezultuar pozitiv.

Në një deklaratë urgjente, Paderborn njofton se Steffen Baumgart është me koronavirus dhe i gjithë ekipi do të karantinohet tashmë, pasi mund të jetë infektuar.

Komento: