Trajneri i Kosovës Do të ketë ndryshime ndaj Qipros

16:49 | 01 Qershor 2022

Giresse: Do të ketë ndryshime ndaj Qipros.

Alain Giresse, në konferencën e organizuar për shtyp tha se do të ketë disa ndryshime në ndeshjen që Kosova do ta luajë ndaj Qipros në kuadër të Ligës së Kombëve.

Ai ndër të tjera tha se e ka vëzhguar kundërshtarin e tyre nëpërmjet videove dhe si rrjedhojë e kësaj skuadra do të rreshtohet ndryshe.

“Do të ketë ndryshime ndaj Qipros, por e rëndësishme është që lojtarët të luajnë në pozitat e tyre dhe të kuptohen me njëri-tjetrin. Nëse kemi topin, duhet të luajmë shpejt. Nëse e humbasim, duhet të mbrohemi dhe të përpiqemi ta fitojmë atë”, tha ndër të tjera ai.

Ndeshja Kosova – Qipro do të luhet nesër, më fillim nga ora 18:00.

Komento: