Trajneri i Kosovës fton Bernard Berishën për tri ndeshjet e nëntorit

11:56 | 03 Nëntor 2020

Challandes fton Bernard Berishën për tri ndeshjet e nëntorit.

Duket se inati i selektorit Bernard Challandes me Bernard Berishën ka marrë fund.

Kësisoj, ylli i Akhmat Grozny ka marrë ftesë për tri ndeshjet e nëntorit që Kombëtarja e Kosovës i zhvillon në Ligën e Kombeve dhe një miqësore.

Bernard Berisha do të jetë një nga të ftuarit e Challandes, lista e plotë e të cilëve publikohet të dielën.

Këtë ai e ka konfirmuar indirekt përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

”Gjithmonë i gatshëm për ty Kosova ime”, ka shkruar Berisha.

Kosova do të nisë ndeshjet e nëntorit me miqësoren kundër Shqipërisë më datën 11.

Komento: