Trajneri i Kosovës: Kemi shumë mungesa, mundësi për lojtarët e rinj

16:40 | 09 October 2023

Gliha: Kemi shumë mungesa, mundësi për lojtarët e rinj.

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha thotë se ndeshjet e tetorit do të jenë mundësi ideale për lojtarët e rinj, duke i pasur parasysh mungesat e lojtarëve kryesorë.

Trajneri slloven e respekton Andorrën, të cilën e konsideron si ekip të fortë që është vështirë të mposhtet.

“Ne aktualisht pothuajse e kemi një ekip me lojtar të rinj, janë përfshirë disa lojtarë të Superligës. Kemi mungesa të shumta, por është një mundësi e mirë për lojtarët e rinj që të na bindin në të ardhmen që të jenë pjesë e Kombëtares”, deklaroi fillimisht trajneri i “Dardanëve” në konferencë për shtyp.

“Kjo situatë është e mirë për lojtarët e rinj për ta pasur mundësinë e tyre. Ne kemi shumë mungesa dhe pasi nuk kemi më gjasa për kualifikim, do ta kemi mundësinë t’ua japim rastin lojtarëve të rinj. Ne po flasim për ekipin kombëtar dhe është niveli më i lartë që përfaqësohet shteti, prandaj lojtarët e rinj duhet ta dëshmojnë veten edhe në situata të tilla. Duhet ta ndjekim një shembull si Luksemburgu, i cili i ka 11 pikë më duket”, vazhdoi ai.

“Në këtë situatë në të cilën jemi aktualisht, mund të themi se e kemi një skuadër të re pasi kemi shumë mungesa. Andorra ka luajtur kundër Bjellorusisë dhe ndaj nesh baras, është mbajtur edhe ndaj Zvicrës dhe Izraelit, kështu që Andorra është ekip mjaft i mirë, e vështirë të shënosh gola kundër tyre, janë të ngjeshur në mbrojtje. Por, në futboll nuk i dihet kurrë se ça do të ndodhë, për mua është e rëndësishme që lojtarët nga liga e Kosovës të bëjnë lojëra të mira. Kjo është e rëndësishme për të ardhmen e këtij ekipi”, përfundoi Gliha.

Kosova do të luajë me Andorrën të enjten në udhëtim dhe me Izraelin të dielën.

Stërvitjen e parë “Dardanët” do ta kenë nesër paradite në Kampin Nacional në Hajvali.

Komento: