Trajneri i Kosovës konfirmon dy mungesa tjera të mëdha të Kosovës: Pësuan lëndime në fundjavë

11:37 | 05 October 2020

Challandes konfirmon dy mungesa tjera të mëdha të Kosovës: Pësuan lëndime në fundjavë.

Bernard Challandes ka konfirmuar se do te Kosova do të ketë mungesa tjera.

Milot Rashica mbeti jashtë, ndërsa Amir Rrahmani është ende në pikëpyetje për shkak të situatës me Covid-19 te Napoli.

Por së fundmi në fundjavë lëndime kanë pësuar edhe dy mesfushorë tjerë tejet të rëndësishëm.

Hekuran Kryeziu dhe Idriz Voca janë lënduar me klubet e tyre dhe nuk do të grumbullohen.

“Idriz Voca ka thyer hundën në Turqi me klubin e tij dhe nuk do të jetë”.

“Mund të konfirmoj edhe lëndimin e Hekuran Kryeziut i cili të shtunën ka lënduar përsëri ligamentet”, ka deklaruar Challandes.

Challandes ka thënë se janë në kontakt me FIFA-në për Amir Rrahmanin dhe presin të marrin lajme pozitive, edhe pse ardhja e tij mbetet në dyshim.

Ndërkohë lëndime kanë edhe kapiteni Samir Ujkani si dhe Vedat Muriqi.

“Samir Ujkani ka një lëndim dhe shpresojmë të rikthehet të premten, ndërsa jemi në kontakt me Lazion për gjendjen e Vedat Muriqit i cili të martën do t’i kryej disa teste”.

“Milot Rashica dhe Besar Halimi gjithashtu janë të lënduar”, përfundoi Challandes.

Komento: