Trajneri i Liverpool kërkon pesë zëvendësime edhe në Premierligë

20:20 | 01 Nëntor 2020

Klopp kërkon pesë zëvendësime edhe në Premierligë.

Gjatë një interviste me Guardian, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp foli për faktin se në Premier League nuk lejohen pesë zëvendësime, por tre.

“Ne duhet të kemi pesë zëvendësime, dhe jo tre. Por unë nuk mendoj se është e mundur më të për shkak të sistemit. Padyshim që nuk ndihmon kur ka lëndime.

Për mua, është një mungesë drejtimi nga ana e Richard Masters (CEO i Premier League.) Asnjë nga shtatë klubet më të mira nuk kërkoi një avantazh.

Ne thjesht e dinim, sepse do të kishte qenë tepër i vështirë. Për të pasur ndeshje më të mira në fundjavën e Premier League, pesë ndryshimet do të kishin ndihmuar. Mendoj se duhet ta mendojmë përsëri”.

Komento: