Jurgen Klopp jep dritën e gjelbër për transferimin e yllit spanjoll.
Liverpooli do të tentojë transferimin e Thiago Alcantara
Alcantara nuk ka arritur një marrëveshje të re me Bayern Munich për vazhdimin e kontratës dhe kështu ai këtë verë pritet të largohet nga Allianz Arena.
Mesfushori spanjoll mund ta vazhdojë karrierë në Anfield, te Liverpooli, që është njëri nga klubet e interesuara.
Sipas raportimeve të fundit Jurgen Klopp ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e tij dhe tani i mbetet klubit të Liverpoolit që të negociojë me Bayernin.
Ndryshe, për Alcantaran përveç Liverpoolit është i interesuar edhe Manchester United.