Trajneri i Liverpoolit konfirmon se ka zgjedhur kapitenin e ri të Liverpoolit

20:25 | 30 July 2023

Klopp konfirmon se ka zgjedhur kapitenin e ri të Liverpoolit.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka zbuluar se ka vendosur se kush do të jetë kapiteni i ardhshëm i ekipit pas largimit të Jordan Henderson në Al-Ettifaq.

Henderson e kishte mbajtur këtë rol për tetë vjet që nga viti 2015, duke trashëguar shiritin nga legjenda e Anfield, Steven Gerrard, vetëm pak muaj para se Klopp të emërohej trajner.

Trajneri gjerman e pa të arsyeshme të linte kapitenin ashtu siç ishte kur zëvendësoi Brendan Rodgers në krye dhe pa Henderson të vazhdonte të ngrinte trofe të shumtë si kapiten i Liverpoolit.

Por largimi i 33-vjeçarit për në Arabinë Saudite ka lënë një boshllëk që duhet plotësuar.

“Unë tashmë e di vendimin tim, por duhet t’ua tregoj lojtarëve fillimisht”, konfirmoi Klopp përpara përballjes me Leicesterin në miqësoren parasezonale të së dielës.

“A u befasova kur Henderson tha se donte të largohej? Sigurisht. Ne kishim një lidhje për tetë vjet. Ai e dinte situatën që ne donim ta mbanim, por nëse ai donte të largohej, ne nuk do të hidhnim gurë për largimin e tij”, u shpreh Klopp.

“Jordanit do t’i mungojmë dhe do të na mungojë ai. Ne duhet të vazhdojmë dhe do ta bëjmë. Kjo është e qartë”, përfundoi ai.

Virgil van Dijk është lojtari që pritet të marrë shiritin e kapiteniit. Mbrojtësi holandez, i cili gjithashtu ka qenë kapiten i kombëtares së tij që nga viti 2018, kishte mbajtur shiritin në krahë gjatë çdo mungese të Hendersonit në vitet e fundit.

Komento: